Sport Shqiptar

Trajneri i Villarrealit ka frikë nga Muriqi

Vedat Muriqi është shndërruar në makth për skuadrat rivale të Mallorcas dhe pothuaj para çdo ndeshjeje përmendet nga trajnerët në elitën e futbollit spanjoll.

Kështu ka ndodhur edhe me trajnerin e Villarrealit, Quique Setien, i cili ka folur në konferencë për media një ditë para takimit kundër Mallorcas.

Sipas ish-trajnerit të Barcelonës që tani është në krye të shtabit teknike të Villarrealit, lojtarët e tij duhet të kenë kujdes maksimal ndaj Vedat Muriqit në sfidën e nesërme.

“Mallorca ishte njëra prej rivaleve të para ndaj të cilës jam ndeshur kur kam ardhur te Villarreali. Është një skuadër e komplikuar dhe bën gjërat siç duhet. Pastaj kanë Muriqin që dominon ndaj të gjithëve dhe është shumë vështirë për t’u kontrolluar”.

Ndeshja mes Mallorcas dhe Villarrealit do të luhet nesër në ora 18:30. Vedat Muriqi do të përpiqet ta rigjejë golin në La Liga pasi i mungon nga gjysma e muajit nëntor.

/Shqip.com