Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Serbisë tërbohet pas golave të Brazilit, bën reagime anti-sportive

Kombëtarja e Brazilit arriti fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në Katar, pasi mposhti 2 me 0 shtetin e Serbisë.

Golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison.

Kamerat e televizionit gjerman, ZDF kanë kapur momentin e reagimit të dy trajnerëve pas golave të shënuar.

Trajneri serb, Dragan Stojkovic pati nxehtë pas golit të shënuar nga kundërshtarët, saqë e hoqi edhe ‘setrën’ e tij dhe tregoi nervozizëm.

Me fitore Brazili merr pozitën e parë në grupin G me tre pikë, aq sa ka edhe Zvicra (3), kurse Kameruni dhe Serbia mbetën me zero pikë.

/Shqip.com