Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Senegalit e “godet” Kloppin: Ai është këtu për shkak të futbollistëve afrikanë

Trajneri i Senegalit Aliou Cisse

Përzgjedhësi i Senegalit, Aliou Cisse nuk ka kursyer kritikat në drejtim të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Cisse ka se Klopp e ka nënvlersuar futbollin afrkian me deklaratat e dhëna së fundmi.

“Kush mendon Klopp se është. Unë menaxhoj Senegalin dhe lojtarët e mi luajnë për Klopp në Liverpool. Unë e respektoj Liverpool-in, por jo Kloppin që minon ngjarjet e futbollit afrikan. Ai është këtu ku është sot për shkak të futbollistëve afrikanë.

Sot, ai ka guximin ta quajë AFCON një ‘turne të vogël’. AFCON ka të njëjtin numër pjesëmarrësish, 24, sa edhe Euro UEFA. Pra, kush mendon se është”, tha ndër të tjera selektori i Senegalit.

Senegal Coach Aliou Cissé's World Cup Reaction Becomes Meme | Time
Aliou Cissé

Ai po ashtu shtoi “AFCON është në të njëjtin nivel me Kampionatin Evropian”.

Në anën tjetër, Klopp i është kundëpërgjigjur duke thënë se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit.

“Nuk është as afër idesë në mendjen time që dua të flas për “AFCON” si një turne i vogël, ose kontinentin e Afrikës si një kontinent i vogël, aspak. Nëse shikoni konferencën e plotë për shtyp, nëse do të donit ta kuptonit në mënyrën e duhur, mund ta kishit kuptuar në mënyrën e duhur.

Opinion: Jürgen Klopp′s Premier League win with Liverpool a haunting  reminder for Borussia Dortmund | Sports | German football and major  international sports news | DW | 25.06.2020
Jurgen Klopp

Unë thashë: ‘Nuk ka më pushim ndërkombëtar deri në mars’ dhe thashë: ‘Oh dhe ka një turne të vogël në janar,’ dhe nuk e kisha parasysh një turne të vogël, ashtu siç e thoni ju kur ka ende një turne. Është ironike”, tha Klop.

“AFCON” është kompeticioni më i madh në kontinentin e Afrikës.

Ndërsa, do të zhvillohet në muajin janar të vitit 2022 dhe për këtë arsye Liverpool do të jetë pa Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Naby Keita. /Shqip.com