Sport Ndërkombëtar

Trajneri i PSG-së e jep këtë lajm të (pa)pritur për Messin

Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Këtë e bëri të ditur Christophe Galtier, trajneri i klubit francez në një konferencë për shtyp, duke thënë se e shtuna do të jetë ndeshja e fundit e argjentinasit në “Parc des Princes”.

“Kam pasur privilegjin të stërvit lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në ‘Parc des Princes’ dhe shpresoj të pritet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë vit ka qenë një element i rëndësishëm, gjithmonë i disponueshëm”, është shprehur Galtier.

“Nuk më duket e justifikuar asnjë kritikë. Me Kupën e Botës në mes, ai përfundoi sezonin me 21 gola dhe 20 asistime. Gjithmonë në shërbim të skuadrës dhe ishte një privilegj i madh ta shoqëroja gjatë sezonit”, ka shtuar trajneri i PSG-së.

/Shqip.com