Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Portugalisë për Ronaldon: Nuk kemi probleme me të

Pas fitores së thellë ndaj Zvicrës ka folur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

Në një prononcim për medie pas ndeshjes, portugezi nuk ka pasur se si t’u shpëtojë pyetjeve në lidhje me mosinkuadrimin nga minuta e parë të Cristiano Ronaldos.

Tekniku ndër të tjera tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje me lojtarin, duke shtuar se kanë qenë shokë për shumë vite dhe CR7, sipas tij, vijon të jetë shembull si kapiten.

“Nuk kemi probleme me të. Ne kemi qenë shokë për shumë vite. Ai vijon të jetë shembull i një kapiteni”, përfundoi ai.

/Shqip.com