Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Portugalisë harroi se kush ishte në stolin e tij – detyrohet të kërkoj falje

Trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos iu desh të kërkonte falje, pasi harroi që kishte mbrojtësin e Lille në stol në ndeshjen me Republikën Çeke.

Trajneri zëvendësoi Danilon me Joao Mario në fitoren e Portugalisë, duke e zhvendosur mesfushorin Joao Palhinha në mbrojtje.

Santos pas ndeshjes e pranoi se kishte bërë gabim dhe Tiago Djalo duhet të ishte futur në lojë.

“Kisha harruar që Tiago Djalo ishte i ulur në stol. I kërkoj falje atij. Djalo duhet të kishte hyrë në atë moment, unë kam besim të plotë te Djalo, por pasi Joao Mario ishte gati gati, ajo që erdhi në mendje në atë moment ishte zhvendosja i Palhinha në mbrojtjen qendrore”, tha ai shkruan GOAL.

Portugalia pati një paraqitje fantastike në fitoren 4-1 ndaj Çekisë dhe tani i duhet vetëm një pikë për tu kualifikuar në finalet e Ligës së Kombeve./Shqip.com