Trajneri i njohur shkarkohet tri ditë para përfundimit të kampionatit
Publikuar:
(24.05.2023 15:05:30)

Andrea Pirlo nuk është më trajneri i skuadrës së Fatih Karagumruk.
Në një njoftim përmes kanaleve zyrtare, klubi turk ka bërë publike “ndarjen” nga Pirlo. Tri ditë para përfundimit të kampionatit, përfundon aventura e italianit në Superligën e Turqisë.
Karagumruk aktualisht është i nënti në renditje dhe ka humbur në dy ndeshjet e fundit, kundër Adana Demirspor dhe Trabzonspor.

“Ne kemi vendosur të mos vazhdojmë më bashkëpunimin me zotin Pirlo sezonin e ardhshëm dhe i dhamë leje që të largohej nga klubi menjëherë për të na lejuar të planifikojmë të ardhmen. Jemi të kënaqur me kohën e kaluar së bashku, e falënderojmë dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Fatih Karagumruk.
/Shqip.com