Sport Shqiptar

Trajneri i njohur kosovar i bashkohet Trepçës ’89

Trepça ’89 është përforcuar së fundmi edhe në shtabin teknik.

Trajneri Nazmi Rama i është bashkuar ekipit të drejtuar nga kryetrajneri Shpëtim Idrizi.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit mitrovicas.

Rama e ka një karrierë të pasur si trajner duke drejtuar disa ekipe në Kosovë si: Trepça, Istogu, Dukagjini e Vllaznia e Pozheranit.

Trepça ’89 në këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit Kosovar.

“Minatorët” pas 13-të ndeshjeve të zhvilluara në Superligë ndodhen në pozitën e nëntë me 12 pikë të grumbulluara.

Në takimin e fundit të zhvilluar të mërkurën barazuan me FC Prishtinën me rezultat 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky duel i ka takuar xhiros së nëntë, por që ishte shtyrë.

/Shqip.com