Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Lazios e lavdëron Ermal Krasniqin para ndeshjes me Cluj

FOTO: Fanatik.ro
FOTO: Fanatik.ro

Skuadra italiane Lazio do të përballet me ekipin rumun, Cluj në fazën e parë të nokautit në Ligën e Konferencës.

Për Cluj luan futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, që po tregon paraqitje mjaft të mira.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli për takimin dhe veçoi Krasniqin.

“I kam parë ndeshjet e fundit të Cluj, ku ata janë kushtëzuar nga moti i ftohtë. Kishte edhe fushë të ngrirë, borë dhe erëra të forta. Cluj ka dy-tre lojtar të nivelit të lartë duke e përfshirë këtu edhe të talentuarin Krasniqi, i cili duket si lojtar i gatshëm për të luajtur kudo”, tha Sarri.

ermal

Krasniqi në Cluj u transferua gjatë verës nga Ballkani.

Ndeshja mes Lazios dhe Cluj zhvillohet nesër nga ora 21:00.

/Shqip.com