Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Galatasarayt: Duam ta përfundojmë marrëveshjen me Icardin – sa më shpejtë

Mauro Icardi

Transferimi i Mauro Icardit në Galatasaray është vetëm çëshjte kohe.

Por, skuadra turke dëshiron ta mbyllë sa më shpejtë këtë “saga”.

Trajneri i Galatës, Okan Buruk ka deklaruar se “ne duam të përfundojmë marrëveshjet me Mauro Icardi dhe Kaan Ayhan sa më shpejt që të mundemi”.

Teksa, sulmuesi argjentinas nuk është grumbulluar sonte – në ndeshjen që Paris Saint Germain e zhvillon – kundër Juventusit – në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Icardi – shënoi vetëm katër gola në sezonin e kaluar – të Ligue 1.

Ndërsa, total – në tri sezone – rrjetën e ka tundur vetëm 23 herë.

Shtatgjati ka kontratë me kampionin e Francës – deri në vitin 2024 – dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 22 milionë euro./Shqip.com