Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Feyenoordit refuzon Tottenhamin

Image: Getty Images)
Image: Getty Images)

Italiani Antonio Conte u largua nga Tottenham me pëlqim të ndërsjellë në mars dhe klubi duket se nuk është afër gjetjes së një zëvendësuesi.

I fundit që nuk ka dashur ta marrë drejtimin e skuadrës angleze është trajneri i Feyenoordit, Arne Slot. 

“Kam dëgjuar shumë për interesimin e klubeve të tjera për mua”, ka thënë Slot.

“Jam mirënjohës për vlerësimin, por dëshira ime është të qëndroj me Feyenoord. Nuk ka bisedime për transferime  dhe diskutimi i djeshëm ishte vetëm për një zgjatje të mundshme. Të gjitha bisedat me Feyenoord janë fokusuar vetëm në këtë. Unë pres me padurim sezonin e ri me skuadrën”.

Trajner i përkohshëm i “Spurs” është Cristian Stellini.

/Shqip.com