Sport Shqiptar

Trajneri i Dritës tregon respekt për Malishevën – në prag të përballjes ndaj tyre

Ardian Nuhiu

Drita dhe Malisheva do të përballen ndërmjet vete, të shtunën, në Gjilan, me fillim nga ora 13-00.

Për këtë ndeshje – që është e vlefshme për gjiron e 12-të në Superligën e Kosovës, trajneri i “intelektualëve” , Ardian Nuhiu e ka vlersëuar lartë kundërshtarin, shkruan Shqip.com.

Ai ka thënë se Malisheva është skuadër tejet serioze dhe se duhet një qasje tejet serioze për ta fituar këtë takim.

“Kam respekt për kundërshtarin, skuadër që ka treguar se mund të befasojë çdo ekip. Ndeshja don që të qasemi me seriozitetin më të madh dhe do qasje të plotë. Jam i lumtur me fitoren e fundit dhe me formën e skuadrës. Kundërshtari nesër do respekt dhe e kemi ndjerë edhe në lëkurën tonë në ndeshjen e parë se sa me vështirësi e kemi fituar takimin.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Pamje nga konferenca për media

Do të kërkojë nga futbollistët që të dalin tek vetvetja dhe të mundohen të luajnë mënyrën e lojës që ne kërkojmë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Nuhiu, po ashtu shtoi se po Drita ka pasur shumë mungesa për shkak të lëndimeve, por dalëngadalë, janë duke u rikthyer të gjitë.

Në këtë konferencë, foli edhe mbrojësi Përparim Islami, i cili tha se “Nesër kemi ndeshje me një ekip të ri në Superligën e Kosovës, të cilët kanë një grup të lojtarëve shumë të mirë, me përvojë dhe të rinj dhe është një ekip i kombinuar. Ne kemi punuar gjatë tërë javës dhe kemi marrë masat e duhura për këtë takim, për çka shpresoj ta japim maksimumin e të marrim tri pikë të plota”.

Sa i përket tabelës, Drita gjendet në pozitën e katërt, me 19 pikë të grumbulluara. Ndërsa, Malisheva është dy pozita më poshtë, me 12 pikë./Shqip.com