Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Belgjikës e këshllon Lukakun të vendosë për të ardhmen në merkaton e verës

Romelu Lukaku

Chelsea pagoi mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, Romelu Lukaku nuk po kalon momente lavdie në “Stamford Bridge”.

Teksa për situatën e tij, ka folur edhe selektori i kombëtares belge, Roberto Martinez .

Në një intervistë për “The Sun”, Martinez në mënyrë indirekte e këshilloi Lukakun që të ndërrojë skuadër në merkaton e verës.

Red Devils excitement | Royal Belgian FA
Martinez dhe Lukaku, foto nga e kaluara

“Ai është një nga lojtarët për të cilët vera mund të jetë një moment i madh për karrierën e tyre. Nuk do të gjykoj apo vlerësoj gjendjen e ndonjë lojtari deri pas verës, sepse nuk është një situatë normale”.

Teksa, shtoi se “Romelu duhet të vlerësohet se si ndihet në shtator, në të njëjtën mënyrë si Eden Hazard dhe disa të tjerë”.

Chelsea's Romelu Lukaku angered over reports
Romelu Lukaku

Numri nëntë i kampionëve të Evropës – ka kontratë valide deri në vitin 2027.

Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 85 milionë euro. /Shqip.com