Trajneri i Bayernit – kërcënohet me vdekje

Eleminimi nga Liga e Kampionëve – duket që ka lënë shije të hidhur te fansat e Bayern Munchen.
Trajneri i kësaj skuadre, Julian Nagelsmann ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetin social, Instagram.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një pronocimi për media.
“Unë mund t’i trajtoj mirë kritikat. Por, situate është e ndryshme me 450 kërcënimet me vdekje në Instagram. Është e qartë se shumë njerëz duan të më vrasin”, tha ai ndër të tjera.

Por, përkundër kësaj situate, Nagelsmann – tha se nuk po shqestësohet shumë për veten, ama kërcënime ka marrë edhe nëna e tij.
“Tani tani po ‘qëllojnë’ edhe mbi nënën time, e cila nuk ka lidhje me futbollin dhe eliminimin. Unë në fakt nuk i lexoj ato. Unë gjithmonë fshij shumë. Zakonisht aty shoh vetëm rreshtin e parë. Njerëzit duhet të shkruajnë çfarë të duan, por të mendojnë pak më shumë për këtë. Nuk mund ta kuptoj”.
Nagelsmann – është vetëm 34 vjeçar, por konsiderohet si trajner me potencial të madh.
Paraprakisht, ai kishte drejtuar Leipzigun – skuadër me të cilën ishte kualifikuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Shqip.com