Sport Shqiptar

Trajneri Emin Bajrami po shkëlqen me Ulpianën, shkruan historinë duke i fituar pesë ndeshje me përmbysje

Ulpiana nga Lipjani është një ndër skuadrat më të organizuara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Ky ekip drejtohet nga trajneri Eamin Bajrami.

Bajrami me skuadrën e Ulpianës e ka shkuar historinë duke i fituar pesë ndeshje me përmbysje të rezultatit, e këtë sukses nuk e ka arritur deri më tash asnjë trajner i mëparshëm i lipjanasve, mëson Shqip.com.

Ulpiana pas xhiros së 17-të në Ligën e Parë (Grupi B) ndodhet në pozitën e dytë në renditje me 36 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Fashë Kosova në vendin e parë.

/Shqip.com