Sport Shqiptar

Trajneri brazilian fton Jasir Asanin, Mehmetin dhe Hadrojn

Jasir Asani dhe trajneri Sylvinjo

Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Polonisë, teksa trajneri Silvinjo pritet që të publikojë edhe listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbullojë për këtë takim.

Risia e brazilianit do të jetë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti. Ish-anësori i Partizanit, i cili aktualisht luan në Korenë e Jugut, pritet t’i bashkohet Shqipërisë, ku më parë ka qenë me moshat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Mehmetit, që po shkëlqen me Bristol Sitin, i ka ardhur momenti për në ekipin e parë, pas eksperiencës me Shpresat.

Ndërkohë, një tjetër rikthim pritet të jetë edhe ai i Jon Mersinajt, i cili do të zëvendësojë Gjimshitin e dëmtuar që nuk do të rrezikojë në këtë ndeshje, edhe pse tërheqja muskulare është e lehtë për mbrojtësin.

Ndërsa prapavija do të plotësohet me emra si: Balliu, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mihaj dhe Hadroj i Partizanit, i cili pas thirrjes nga Edi Reja në miqësoret e fundit, do të grumbullohet edhe nga Silvinjo, i cili e ka ndjekur disa herë nga afër anësorin e kuq.

Në dyshim janë edhe Arlind Ajeti me Frederik Veselin. Për të kaluar te mesfushorët, ku një vend në listë e kanë lojtarë si Asllani, Abrashi, Bajrami, Çekiçi, Laçi, Ramadani, si dhe risitë që janë Mehmeti dhe Asani.

Sa i përket repartit të sulmit, përveç Taulant Seferit, i cili është zyrtarizuar, Silvinjo pritet t’i besojë Myrto Uzunit, Sokol Cikalleshit, teksa flitet që një mundësi mund të jetë edhe rikthimi i Armando Sadikut, pas një mungese prej dy vitesh.

Braziliani i stolit ka kursyer këtë grumbullim Ernest Muçin dhe Xhuljano Skukën, të cilët i ka vendosur në listën e pritjes. Gjithashtu mungon edhe Odise Roshi.

Për t’u rikthyer te porta, e cila do të mbulohet nga Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, ndërkohë në dyshim është Tomas Strakosha, që vuan nga një lëndim në kyç.

/Shqip.com