Lajme

Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq iu është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se po tenton ta frikësoj kot.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se është në anën e djathtë dhe serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët.

“Po mundohesh të më frikësosh më kot. Aleksandër Vuçiq. Është e kotë që analistët tuaj rozë të tërheqin një objektiv përpara gjithë kombit 24 orë në ditë. Po i zgjon edhe të fjeturit e tu brenda opozitës më kot në përpjekje për të më diskredituar. Jam në anën e djathtë. Serbët në Kosovë duhet të heqin qafe kriminelët”, shkroi Trajkoviq.

Trajkoviq tha Vuçiqi dhe kriminelët e tij, i kanë kthyer serbët e Kosovës në makina për përfitime kriminale

“Komuniteti ynë në Kosovë duhet të kthehet në atë që bëri përpara vitit 2012: ndërtimin e mbijetesës së qëndrueshme, bashkëjetesës dhe pajtimit. Ti Vuçiq dhe kriminelët tuaj na kanë kthyer në një makinë për fitim të shpejtë (kriminal) dhe për forcimin e pushtetit tuaj personal. Por koha e këtij modeli po i vjen fundi”.

Gjatë ditës së djeshme, serbët  në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejt organeve të drejtësisë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.

Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.

/Shqip.com