Lajme

Trajkoviq: Kosova mundi ta arrestojë Radojiçiqin, mbase dëshmia e tij s’i konvenon as Prishtinës as Beogradit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka alarmuar për rigrupimet në Serbi të grupit të Radojiçiqit.

Trajkoviq ka thënë se Kosova ka pasur disa mundësi për ta arrestuar por s’kishte arritur. Politikania serbe thotë se mbase “dëshmia e Radojiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë” dhe njëjtë “për ato të Serbisë”.

Trajkoviq ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.

“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë. Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

/Shqip.com