Lajme Ballkan

Trajkoviq: Aksioni i sotëm iu ndihmon më së shumti serbëve

kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve,  Rade Trajkoviq.

“Arrestimet e sotme më së shumti iu ndihmojnë serbëve”, vlerëson kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve,  Rade Trajkoviq.

Beson që serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga strukturat kriminale brenda komunitetit.

Po ashtu mohon zërat se aksioni kishte për qëllim etninë serbe, duke shtuar se kjo përfshinte të gjithë kriminelët, pa dallim.

“Arrestimet nuk kanë qenë rrezik sigurie sepse nuk ka pasur situatë të ndërhyrjes me forcë. Së dyti, arrestimet janë multietnike. Këta janë njerëz që kishin mbrojte politike për një kohë të gjatë”,

Tani është një strukturë e re politike në Kosovë që dëshiron të arrijë liberalizimin e vizave. Pra, kjo nuk është e drejtuar kundër serbëve, përveç rastit që dikush ka vlerësuar se vetëm serbët mund të mbrojnë interesat serbe”, tha Rada Trajkoviq, rpaorton Danas.

Në Beograd, ka pasur përpjekje që aksioni të lidhet me “frikësim ndaj popullit serb në Kosovë”.

Por, ashtu nuk mendon Trajkoviq, madje thotë se nuk e pengon as dialogun Kosovë-Serbi.

“Kjo nuk duhet dhe nuk do të ketë pasoja në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia duhet të ndihmojë në profilizimin e njerëzve të rinj në Kosovë, pasi tani është hapur hapësira e re për opsione të tjera”.

“Askush nuk e pyet Aleksandar Vuçiqin nëse dëshiron ta bëjë këtë, mendoj se është e natyrshme që edhe Serbia nuk i pranon ata njerëz dhe ato lidhje me mafian”.

Aksioni në Shtërpcë

Zyrtari policor.

Dhjetë persona janë arrestuar të martën në Shtërpcë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për ndërtime pa leje, përcjell Shqip.com.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ndër të arrestuarit është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, dhe disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale si “marrja e ryshfetit”, “dhënia e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, Prokuroria bëri të ditur se pas përfundimit të operacionit, detajet tjera do të bëhen publike./SHQIP.COM