Lajme

Tragjike: Dy vajza bien nga kati i katërt në Ferizaj, vdes 15-vjeçarja

Dy vajza kanë rënë nga kati i katër i një ndërtesë në Ferizaj, njëra nga to ka vdekur.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se e vdekur ka mbetur një 15 vjeçare ndërsa 18 vjeçarja është duke u trajtuar.

“Me datën 21.01.2023 rreth  orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor.Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare”.

Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin.

/Shqip.com