Lajme

Tragjike / Dy mërgimtarë njoftohet se kanë vdekur në një aksident në Hungari

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë. Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me  ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar  dhe  prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe fotografitë e tyre.

/Shqip.com