Sport Ndërkombëtar

Tragjedi në Turqi: Trajneri i klubit turk humbi 15 anëtarë të familjes në fatkeqësinë e djeshme

Më shumë se 2300 njerëz kanë vdekur pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë.

Ky është bilanci i deritanishëm, derisa ka frikë që edhe shumë njerëz ndodhen të vdekur nën rrënoja.

Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter rreth orës 04:00 të mëngjesit, i ndjekur nga një tjetër 7.1 rreth orës 11:00 dje (e hëne).

Shumë prej njerëzve mbetën pa të afërm, miq, shtëpi, por duket se më së keqi e pësoi trajneri i Sivassporit, Ayhan Tenbeloglu.

Sipas mediave turke, ndihmëstrajneri i Sivassporit humbi 15 anëtarë të familjes së tij në këto dy tërmete.

/Shqip.com