Lajme

Tragjedi në Itali: Shqiptari qëllon me armë zjarri të dashurën 18-vjeçare me pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari të Italisë, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 18-vjeçare dhe më pas veten.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, 18-vjeçarja ishte me origjinë marokene.

Gjithashtu, bëhet me dije se e reja ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burri ka ndërruar jetë në vend.

Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com