Lajme

“Trafiku Urban” del me sqarim për rastin e udhëtares e cila vdiq pas alivanosjes në autobus

Trafiku Urban
Trafiku Urban

“Trafiku Urban” ka dalë me një sqarim në lidhje me rastin e alivanosjes së një udhëtareje në autobus, e cila më pas vdiq në QKUK.

Në njoftimin e tyre thuhet se pasi që është ulur, qytetarja është alivanosur dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe bëhet e ditur se i njëjti ka njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje.

“Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes”.

“Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e

ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Tutje, “Trafiu Urban” ka theksuar se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin sipas tyre, kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë.

/Shqip.com