Teknologji Auto

Toyota RAV4 Prime lëviz mijëra kilometra pa u karikuar, por furnizuar nga energjia me valë

Kompania izraelite Electreon ka testuar veturën Toyota RAV4 Prime për mbi 100 orë lëvizje dhe me vetëm një karikim.

Hibridi i kompanisë japoneze ka një bateri prej 18,1 kWh që ofron mbi 67 kilometra duke shfrytëzuar vetëm energjinë nga bateria.

Vetura përshkoi 1942 kilometra me vetëm një karikim, por që bateria u furnizua nga energjia përmes valëve.

Kompania kreu eksperimentin për të demonstruar aftësitë e karikimit me valë përmes rrugëve dhe RAV4 Prime u drejtua për 100 orë, 24 minuta dhe 15 sekonda.

Gjatë asaj kohe, rruga e karikimit me valë transferoi 241.69 kËh energji në automjet, duke eliminuar nevojën për ndalesë për t’u karikuar.

Përveç përfitimeve të dukshme, eksperimenti ka nxjerrë në pah disa tema interesante.

Edhe pse RAV4 Prime ka një bateri relativisht të vogël, ai ende mund të udhëtojë distanca të mëdha për shkak të konfigurimit unik të karikimit me valë.

Nëse kjo teknologji do të arrij në rrugët tona, prodhuesit nuk do të duhej t’i pajisnin automjetet e tyre me bateri të rënda.

Kjo jo vetëm që do t’i bënte veturat elektrike, por edhe më të përballueshme. Natyrisht, rrugët e karikimit me valë do të duhet të miratohen në mënyrë universale që kjo të funksionojë.

Electreon në fillim të këtij viti, bashkëpunoi me EnBË të Gjermanisë për të provuar karikimin me valë për një autobus elektrik në një rrugë të dedikuar. Kjo teknologji thuhet se do të kalojë përtej Atlantikut. Karikimi i automjeteve elektrike me valë në rrugë do të arrijë së shpejti në Michigan.

Duket si roman fantastiko-shkencor, por është një ide relativisht e thjeshtë.

Bobinat e bakrit nën rrugë transferojnë energjinë përmes rezonancës magnetike, e cila më pas dërgohet në automjet përmes një marrësi në EV.

Kjo duhet të jetë në gjendje të funksionojë në çdo makinë elektrike, pavarësisht nëse është një Tesla Model S ose një kamion elektrik ose autobus.

Kjo teknologji do të dalë së shpejti në Suedi. Karikimi me valë do të vendoset në rrugën E20, e cila është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të rrugëve elektronike të Kombeve të Bashkuara. Ka plane për të zgjeruar rrugën për të mbuluar më shumë se 1800 milje.

/Shqip.com