Teknologji

Toyota prezanton SUV-in e së ardhmes (Foto)

Toyota ka prezantuar konceptin e ri të ardhmes së modeleve SUV në panairin e automjeteve në Los Angeles.

Modeli do t’i përkas linjës Beyond Zero BEV.

Automjeti është ndërtuar me materiale të qëndrueshme dhe synon një dizajn minimalist – brenda dhe jashtë.

Rrotat janë shtyrë anash për të arritur një qëndrim më agresiv, ndërsa kabina është më e ngushtë se trupi, duke përmirësuar aerodinamikën.

Pamja e mprehtë e pjesës së jashtme përputhet me modelin e brendshëm.

Ulëset janë bërë nga materiale me bazë bimore dhe të riciklueshme.

Do të ketë një asistent inteligjent në kabinën, i cili do të funksionojë përmes komandës zanore nga pasagjerët e përparmë dhe të pasëm.

/Shqip.com