Teknologji Auto

Toyota prezanton dy modele të reja

Kompania japoneze ka prezantuar në panairin e automjeteve në Shanghai dy koncepte të reja, si pjesë e planit të Toyotas për të kaluar në një fazë tjetër të prodhimit të automjeteve.

Dy konceptet do të quhen bZ Sport Crossover Concept dhe bZ FlexSpace Concept, do të jenë pjesë e linjës elektrike.

Megjithatë, ato nuk pritet të jenë pjesë e dhjetë modeleve të planifikuara në tri vitet e ardhshme.

Të dy konceptet janë krijuar për t’i paraprirë dy modeleve aktuale të përcaktuara për tregun kinez.

Koncepti bZ Sport është bashkë-zhvilluar nga Toyota dhe kompania BYD. Koncepti sportiv ka një stil aktiv dhe synon gjeneratën më të re Z. Është gjithashtu një model që “evoluon pas blerjes” pasi përfshin ndihmën e shoferit dhe parkimin automatik, të cilat do të përmirësohen me përditësim të softuerit.

BZ FlexSpace, nga ana tjetër, ka të bëjë me familjen. Është bashkë-zhvilluar me kompaninë GAC dhe do të shitet dhe prodhohet nën markën e sipërmarrjes së përbashkët GAC Toyota Motor.

Ky model synon të sigurojë atë ndjenjë komode në shtëpi për të gjithë familjen duke ndarë hapësirën e kabinës sa më shumë që të jetë e mundur.

Veçoritë e avancuara të komoditetit dhe sigurisë zbatohen, duke siguruar një distancë të gjatë udhëtimi.

/Shqip.com