Teknologji Auto

Toyota ngacmon publikun, a po sjellë veturën e garave?

Toyota publikoi një imazh ngacmues të një makine e që sipas mediave mund të bëhet fjalë për modelin e ri të serisë GR.

Imazhi është pjesë e një game njoftimesh për shtyp në lidhje me planet e Toyota Gazoo Racing në 24 Hours of Le Mans, një vend në të cilin divizioni i prodhimit të veturave sportive ka prezantuar më parë koncepte emocionuese.

Nëse e afrojmë imazhin mund të shohim disa elemente që kanë ngjashmëri me disa pjesë të modelit Prius 2023.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Toyota ka prodhuar modelin GR duke u bazuar në veturën Prius. Gjenerata e mëparshme mori shumë nga dizajni i jashtëm i Prius, por jo edhe pjesën e performancës.

Makina do të zbulohet në 24 Hours of Le Mans, më 10-11 qershor. Toyota do të nxjerrë dy makina garash hibride GR010 gjithashtu e dedikuar për gara.

/Shqip.com