Teknologji Auto

Toyota Grand Highlander 2024, ka një sekret për arritur më shumë fuqi

Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota, po i nënvlerëson shifrat maksimale të fuqisë së disponueshme.

Inxhinierët e automjeteve dhe specialistët e veturave kanë zbuluar detaje të padëgjuara deri më tani për motorin Hybrid Max.

Toyota nuk ka ndarë ende specifikimet e plota për veturën Grand Highlander me gaz dhe hibrid, derisa motori Hybrid Max është vlerësuar me 362 kuaj fuqi dhe 400 lb-ft çift rrotullues me 2.4-litra turbo mbushës me katër cilindra dhe dy motorë elektrikë.

Ky konfigurim në fakt mund të prodhojë pak më shumë energji.

Kur u pyetën për ndryshimet midis prodhimit të Grand Highlander dhe Lexus RX 500h F-Sport Performance, inxhinierët e Toyota thanë se ndryshimi kryesor lidhet me kualitetin e karburantit.

Nëse furnizoheni me karburant të cilësisë së lartë Premium, Grand Highlander, me siguri do të arrinte në 367 kuaj fuqi, sa ka edhe modeli RX 500h i Lexus.

/Shqip.com