Teknologji Auto

Toyota gëzon adhuruesit e makinës së ardhshme 4Runner (Foto)

Toyota ka lënë të kuptohet se modeli i ardhshëm i veturës së fuqishme, 4Runner mund të ketë gjithashtu transmisionin manual me gjashtë shpejtësi.

Drejtues të kësaj kompanie në Amerikën Veriore kanë thënë se marshi manual me gjashtë shpejtësi, mund të përshtatet në cilindo prej modeleve që përdorin platformën TNGA-F me motorin 2.4 litërsh me katër cilindra turbo mbushës, i cili përfshin edhe modelin Tacoma.

Kur bashkohet marshi manual, i-Force me katër turbo mbushës me motor 2.4 litra, prodhon 270 kuaj fuqi dhe 310 lb-ft çift rrotullues.

Ndërsa me marshin me tetë shpejtësi, këto rezultate rriten pak në 278 hp dhe 317 lb-ft çift rrotullues.

Manuali me gjashtë shpejtësi vjen standard me përshtatjen automatike të rrotullimeve dhe teknologjia kundër bllokimit është e disponueshme.

/Shqip.com