Sport Shqiptar

Tovërlani publikon listën anti-Estoni

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përfaqësuesja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Përveç Kosovës dhe Estonisë, në Grupin D kualifikues gjenden edhe: Gjermania, Polonia, Izraeli dhe Bullgaria.

/Shqip.com