Totti ia propozon Luis Enriquen skuadrës së madhe italiane
Publikuar:
(26.05.2023 11:27:34)

Francesco Totti e ka quajtur Luis Enriquen si trajner ideal për Napolin.
Pas konfirmimit se Spalleti do largohet nga kampionët e Italisë, Totti mendon se Enrique do të jetë zëvëndësuesi ideal i Napolit.
“Më pëlqen, e respektoj dhe mendoj se mund të bëjë punë të madhe. Luis Enrique ka bërë histori edhe si futbollist edhe si trajner, mendoj se mund të jetë lëvizja e duhur për Napolin. Ai është një trajner i madh. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal i Spallettit, sepse janë dy trajnerë shumë të ngjashëm për sa i përket stilit të lojës, por edhe stërvitjes.
Do të shohim nëse De Laurentiis vendos ta nënshkruajë atë, për mua do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer” ka thënë Totti.
/Shqip.com