Sport Ndërkombëtar

Tottenhami triumfon, Kane thyen rekord

Harry Kane

Humbja është fjalë që nuk ekziston në fjalorin e Antonio Contes.

Skuadra që ai drejton, Tottenham Hotspur ka shënuar fitoren e dytë – në Premeierligë – në tri ndeshje të zhvilluara.

Spurs kanë triumfuar ndaj Wolverhampton Wanderers – me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Harry Kane – kur po zhvillohej minuta e 64-të.

Për sulmuesin anglez ky gol ishte historik – pasi me gjithsej 184 të tillë – ai është bërë futbollisti me më së shumti gola të realizuar me vetëm një klub – në elitën e futbollit anglez.

Ai ka kaluar legjendën e Manchester United, Wayne Roone – që ka 183.

Me këtë fitore – skuadra londineze ngritet në kuotën e shtatë pikëve dhe gjendet në vendin e parë.

Tottenhami – po jep sinjale që këtë sezon do të jetë “arrë e fortë” për çdo kundërshtarë – dhe e synon kreun e tabelës./Shqip.com