Sport Ndërkombëtar

Tottenhami po e “nuhat” Ligën e Kampionëve

Tottenhami shënon fitore ndaj Aston Villës

Tjetër hap i madh për skuadrën e udhëhequr nga Antonio Conte.

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të thellë 0-4, në udhëtim te Aston Villa.

Pas vetëm tre minutave lojë – topin në rrjetë e dërgoi Son Heung-min.

May be an image of playing a sport
Momente nga takimi

Pas pranimit të golit, vendasit u nisën në sulm me të gjitha forcat – por, Hugo Lloris nuk lejoi që të prekej porta e tij. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Teksa, me të filluar e dyta – vetëm pesë minuta më pas, Dejan Kulusevski – shënoi për 0-2.

U prit një përgjigjë nga vendasit, por nuk erdhi.

Në anën tjetër, mysafirët nuk u ngopën me kaq dhe shënuan edhe dy herë – me anë të Son.

Image
Tottenham

Në të dyja rastet, asistues ishte Harry Kane.

Son – ka gjithsej 17-të gola të shënuara në këtë sezon të Premierligës, teksa Kane ka asistuar tetë herë.

Pas kësa fitore, Tottenhami gjendet në pozitën e katërt, me 57 pikë të grumbulluara.

Tri më shumë se Arsenali, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Image
Momente nga takimi

Siq po shkojnë gjërat momentalisht, Spurs janë në rrugë të mirë për të siguruar biletën për në Champions.

Kurse, Villa pozicionohet në vendin e 12-të, me 36 pikë.

Europaliga – duket ëndërr e paarritshme për skuadrën e Steven Gerrard./Shqip.com