Sport Ndërkombëtar

Tottenhami po e mendon shkarkimin e trajnerit

Nuno Espirito Santo

Kampionatin e nisën mirë, por gjatë rrugëtimit filluan të lëshojnë shumë pikë.

Tottenhami është duke kaluar nëpër krizë të rezultateve në Premierligë dhe “faturat do i paguan” trajneri, Nuno Espirito Santo, shkruan Shqip.com.

Sipas shumë mediave evropiane, trajneri portugez do të shkarkohet shumë shpejtë nga detyra e tij.

Për këtë ka raportuar edhe Fabrizio Romano, i cili ka shkruar se “Bisedimet në vazhdim mes Daniel Levy, Fabio Paratici dhe të gjithë bordit të Tottenham për të vendosur mbi të ardhmen e Nuno Espirito Santo, janë në diskutim. Ai mund të shkarkohet, por ende nuk është marrë një vendim – dhe do të duhen disa orë”.

Nuno erdhi në krye të Tottenhamit në afatin kalimtar të verës, ndërsa në të  kaluarën e kishte drejtuar Wolwerhaptonin.

Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë, lonindezët kanë pesë humbje dhe pesë fitore.

Ata gjenden në pozitën e tetë, me vetëm 15 pikë. Dhjetë më pak se Chelsea, që është lidere në ishull.

Duke e marrë parasysh që janë shumë larg nga vendet që sigurojnë një vend në garat evropiane, shkarkimi i trajnerit nuk është ndonjë befasi e madhe./Shqip.com