Sport Ndërkombëtar

Tottenhami mund ta blejnë përfundimisht Kulusevskin në verë

Tottenham Hotspur mund të blejë Dejan Kulusevski nga Juventusi në fillim të kësaj vere për 30 milionë euro.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Tottenham kanë klauzolën e detyrueshme për 35 milionë euro që duhet ta paguajnë në vitin 2023.

Detajet e sakta të marrëveshjes të huazimit nuk janë sqaruar, kështu që raportet vazhdojnë të dalin për detajet e marrëveshjes.

Ajo që dimë me siguri është se Spurs pagoi 10 milionë euro në janar, për ta marrë atë në huazim deri në qershor 2023 me pagën e plotë të paguar gjatë asaj periudhe.

Ekziston gjithashtu një detyrim për të blerë për 35 milionë euro në 2023 nëse plotësohen disa kushte, të cilat besohet të jenë nëse Kulusevski luan 50 për qind të ndeshjeve të tij në Premier League për të paktën 45 minuta dhe Tottenham kualifikohet në Champions League.

Megjithatë, tani duket sikur klubi i Antonio Contes ka një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme këtë verë.

Ata mund të paguajnë një tarifë të reduktuar prej 30 milionë euro dhe ta blejnë atë plotësisht, gjë që mund të ndodh, duke parë se suedez ka bërë një ndikim të madh në Londër.

Ai mbush 22-vjeç muajin e ardhshëm dhe tashmë ka dy gola dhe katër asistime në 11 ndeshje për Spurs./Shqip.com