Sport Ndërkombëtar

Tottenhami kërkon të transferojë mesfushorin e Interit, Vidal

Futbollisti. Arturo Vidal

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, mund të bashkohet sërish me trajnerin, Antonio Conte te skuadra e Tottenhamit.

Mediat italiane shkruajnë se Conte e dëshiron kilianin te Tottenhami në verë.

Kalimi i Vidalit te Tottenhami mund të realizohet në verë, pasi Interi ka të drejtë t’ia shkëpusë kontratën 34-vjeçarit.

Vidali ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023, por paga e lartë që merr, mund të ndikojë që Interi të vendos ndërprerjen e marrëveshjes.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Bayernit fitoi 3 milionë euro në sezonin 2020-2021, ndërsa 8.5 milionë do të marrë këtë sezon dhe raportohet se do të fitojë 9.5 milionë euro në edicionin 2022-2023.

Vidali dhe Conte e fituan së bashku titullin e kampionit në Itali vitin e kaluar.

Futbollisti, Arturo Vidal dhe trajneri Tottenhamit, Antonio Conte.

Nëse Interi ia shkëputë kontratën, duhet t’ia paguajë 4 milionë euro, duke kursyer 5.5 milionë.

Këtë stinor mesfushori me kampionët e Italisë ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat dhe ka arritur të shënoj dy gola dhe të asistoj dy të tjera./Shqip.com