Sport Ndërkombëtar

Tottenhami “kafshatë e lehtë” për Chelsean

Chelsea fiton ndeshjen ndaj Tottenhamit

Pikët e plota të derbit lonidenez ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat janë “rrëmbyer” nga skuadra mysafire.

Kampionët e Evropës shënuan fitore të pastër 0-3, në një ndeshje e cila u dominua totalisht nga ta, shkruan Shqip.com.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Thiago Silva në minutën e 49-të.

Për 36 vjeçarin ky ishte goli i parë personal në këtë sezonë, ndërsa u asistua nga Marcos Alonso.

Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes i rikthyeri nga lëndimi, N’golo Kante, që u asistua nga Mateo Kovacic, ndërsa për epilogun përfundimtar realizoi Antonio Rudiger.

Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 13 pikë, njëjtë sa ka edhe Liverpooli që është lider në ishull.

Në anën tjetër, Tottenhami bie në pozitën e pestë dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi.

Në gjiron e ardhshme, Chelsea do të takohet me Manchester Cityn që pritet të jetë kryendeshja e javës, ndërsa Tottenhami do luajë në udhëtim te Arsenali./Shqip.com

Goli i shënuar nga Rudiger
https://twitter.com/666xyx/status/1439641803980886023?s=20
Goli i shënuar nga Thiago Silva