Sport Ndërkombëtar

Tottenhami i rikthehet fitoreve

Harry Kane

Humbja ndaj Manchester United – ka mbetur pjesë e së kaluarës.

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të pastër 0-2, në udhëtim te Brightoni, për tu rikthyer te rezultatet pozitive.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Crisitan Romero – kur po zhvillohej minuta e 37-të.

Goli i shënuar nga Romero

Ani pse është qendërmbrojtës – argjentinasi ka tundur rrjetën dy herë – në dy takimet e fundit.

U prit një përgjigje nga kundërshtarët – por nuk erdhi.

Teksa – kur po zhvillohej minuta e 57-të, Spurs e dyfishuan epërsinë.

Kësaj radhe – autor ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez ka shënuar gjithsej 12-të gola në këtë kampionat – teksa ka regjistruar edhe tri asistime.

Deri në përfundim të takimit rezultati nuk ndryshoi dhe mysafirët arkëtuan pikët e plota.

Goli i shënuar nga Harry Kane

Pas kësaj fitore, Tottenhami ngritet në pozitën e shtatë në elitën e futbollit anglez, me 48 pikë të grumbulluara.

Gjashtë më pak se Arsenali që gjenden në vendin e katërt – pozitë që siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com