Tottenhami i Contes – shkëlqen në ndeshjen e parë

Antonio Conte e ka nisur sezonin e ri të Premierligës me fytyrë të buzëqeshur.
Skuadra që ai drejton, Tottenham Hotspur ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Southamptonit.
Mysafirët e nisën më mirë këtë takim – dhe arritën që të realizojnë në minutën e 12-të me anë të James Ward-Prowse.
Por, kjo ishte e vetmja shkëndijë që dhanë në këtë ndeshje.
Ndërsa, vendasit shënuan dy gola të shpejtë – me anë të Ryan Sessegnon – në minutat 21′ dhe 24′ për ta përmbysur avantazhin.
Për 3-1 u përkujdes Mohammed Salisu që shënoi në portën e gabuar – kur po zhvillohej minuta e 61-të.
Teksa – për epilogun përfundimtar të këtij takimi – rrjetën e tundi Dejan Kulusevski – dy minuta më pas.
Me këtë fitore – Tottenhami jep sinjale që do jetë një “arrë e fortë” në këtë sezon dhe e synon pjesën e epërme të tabelës.
Në takimet tjera që u zhvilluan në të njëjtën kohë u shënuan këto rezultate:
AFC Bournemouth 2-0 Aston Villa
Leeds United 2-1 Wolverhampton Wanderers/Shqip.com