Sport Ndërkombëtar

Tottenham të interesuar për mbrojtësin e Interit

Tottenham Hotspurs

Tottenham janë të interesuar të forcojnë reparin defanziv gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Shqip.com.

“Calcio Mercato” raporton se Spurs janë të interesuar të transferojnë qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Skuadra angleze ishte e lidhur me transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës së kaluar, por një marrëveshje përfundimare nuk ishte arritur asnjëherë.

Skriniar ka kontratë me “Neroazzurët” deri në qershorin e vitit 2023.

Ish-drejtori sporiv i Juventusit, Fabio Pratici gjithashtu ishte përpjekur ta sjell sllovakun në “Allianz Stadium” në vitin 2020, derisa tani ende janë të interesuar për shërbimet e tij./Shqip.com

Milan Skriniar