Sport Ndërkombëtar

Tottenham refuzon edhe ofertën e dytë të Bayernit

Tottenham e mban “stekën lartë” dhe nuk lëshon asnjë centimetër në betejën për të arkëtuar sa më shumë nga shitja e sulmuesit Harry Kane.

Me kontratën që i skadon vitin e ardhshëm, Kane mund të shpresojë në një ulje çmimi nga Tottenham, por klubi londinez nuk preferon të lëshojë asnjë qindarkë duke refuzuar hapur ofertën 80 milionëshe nga Bayerni i Mynihut.

“Spurs”-at kërkojnë minimalisht 100 milionë për sulmuesin që ka shënuar më shumë gola në historinë e klubit por ende nuk ka fituar asnjë trofe.

Është vetë presidenti Daniel Levy që ka vendosur bllokadën duke kthyer mbrapsht ofertën e gjermanëve që duhet të bëjnë edhe një tentativë të tretë ose të shikojnë për zgjidhje alternative që në këtë rast është Viktor Osimhen, një lojtar shumë më i ri në moshë, por edhe dhjetra milionë euro më shumë se sa vlera e Kane.

/Shqip.com