Sport Ndërkombëtar

Tottenham Hotspur arrinë marrëveshjen për transferimin e yllit të Serie A

Tottenham Hotspurs

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Atalantan mbi transferimin e mbrojtësit, Cristian Romero, transmeton Shqip.com

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve për transferimin e lojtarit.

Ai konfirmon se edhe pas raportimeve se Barcelona ishte e interesuar për mbrojtësin argjentinas, ata në të vërtetë asnjëherë nuk ishin të interesuar ta transferojnë atë.

Romero dëshironte transferimin vetëm te Spurs, deri pritet të nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2026.

Nga ana tjetër, Atalanta menjëherë ka nisur kërkimin për të gjetur zëvendësuesin e tij, derisa janë shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.

Christian Romero është pjesë e Atalantas që nga vera e vitit të kaluar kur u transferua nga Juventusi.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën italiane, ai zhvilloi paraqitje të nivelit të lartë me ta, derisa paraqitje të mira kishte edhe me Argjentinën në “Copa America 2021”./Shqip.com