Sport Ndërkombëtar

Tottenham afër transferimit të Richarlison

Tottenham shpreson të përfundojë një marrëveshje për të nënshkruar me Richarlison të Evertonit në 24 orët e ardhshme.

Burimet e Sky Sports bëjnë me dije se një marrëveshje është afër mes dy klubeve angleze.

Kuptohet se Everton është nën presion për ta sjellë veten në përputhje me rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League përpara fundit të vitit të tyre financiar, që është mesnata e së premtes.

Mbetet për t’u parë nëse Spurs do të jetë gjithashtu në gjendje të bëjë një marrëveshje për Anthony Gordon – por Sky Sports News raportoi më herët të mërkurën se Blues hezitonin të diskutonin shitjen e tij të mundshme.

Shtatgjati ka zhvilluar 30 ndeshje në Premierligë – gjatë kampionatit të fundit, teksa shënoi dhjetë gola dhe asistoi pesë herë.

25 vjeçari konsiderohet si futbollist me potencial të madh dhe ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Brazilit.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 48 milionë euro./Shqip.com