Sport Ndërkombëtar

Tottenham befason Manchester City

Tottenhami ka mposhtur Manchester Cityin në derbin e xhiros së 26-të në Premier League me rezultatin 3:2.

Pas 15-të ndeshjeve pa humbje në Premier League skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola u mposht nga Tottenhami.

Në minutën e katërt Tottenhami realizoi për 1:0 me Dejan Kulusevski, pasi asistimit të Heung-Min Son.

Vendësit barazuan në minutën e 33-të me Ilkay Gundogan.

Në minutën e 59-të Heung-Min Son asistoi përsëri dhe këtë herë ishte Harry Kane që nga afërsia shënoi për 2:1.

Në minutat shtesë të ndeshjes City fitoi penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u treguar Riyad Mahrez që barazoi në 2:2.

Por, Spurs nuk u dorëzuan duke shënuar në minutën e 95-të shtesë për 3:2.

Dejan Kulusevski harkoi brenda zonës derisa Kane realizoi për rezultatin 3:2.

Manchester City pas 26 ndeshjeve është lider në Premier League me 63 pikë.

Liverpooli është i dyti me 57 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Tottenhami ka 39 pikë dhe është në pozitën e shtatë./Shqip.com