Lajme

Totaj emëron Kujtim Gashin nënkryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj dhe Kujtim Gashi

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka filluar emërimet në pozita partiake në kabinetin e tij.

Totaj së fundmi ka emër për nënkryetar të komunës, Kujtim Gashin, përcjell Shqip.com.

Gashi është poashtu nënkryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.

Komuna e Prizrenit

Ai ka qenë asamblist për tri mandate, ndërkaq për ka mbajtur postin e kryesuesit të kuvendit të Prizrenit për një mandat.

Gashi, më 11 shtator 2017, kishte marrë detyrën e ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvec kësaj, ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së./Shqip.com