Sport Ndërkombëtar

Torriera do e vazhdojë karrierën në Turqi

Lucas Torriera

Në dy vitet e fundit qëndroi në huazime.

Fillimisht – në Atletico Madrid – e pas mas në Fiorentina, por asnjëra nuk e bleu dhe u rikthye në Arsenal.

Ama – as Mikel Arteta nuk e ka në plane dhe tashmë – Lucas Torreira ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Galatasaray.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Lucas Torreira sapo ka pranuar të bashkohet me Galatasaray! Tani është koha që detajet përfundimtare të kontratës të zgjidhen, më pas Torreira do të fluturojë për në Stamboll në ditët në vijim.

Arsenali do të marrë rreth 6/7 milionë euro për Torreira, pasi të nënshkruhen dokumentet”, ka shkruar Romano.

26 vjeçari njihet për shpirtin luftarak në fushën e gjelbër, teksa ftohet rregullisht në kombëtaren e Uruguait.

Ai ishte bërë pjesë e “Gunners” në sezonin 2018-2019, ndërsa në total i zhvilloi 63 ndeshje në Premierligë./Shqip.com