Sport Ndërkombëtar

Torres: Jam shum i lumur që jam në Barcelonë

Ferran Torres - gjatë prezantimit te Barcelona

U kthye në Spanjë.

Ferran Torres është goditja e parë e Barcelonës – në afatin kalimtar të janarit.

Gjatë preznatimit të tij në “Camp Nou”, ai rrëfeu prapavijat e këtij transferimi të katalunasit – duke trguar që një rol të madh në këtë lëvizje e pati Xavi Hernandez.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur Xavi më kontaktoi, doja të vija te Barça edhe më shumë. Pozicioni im më i mirë është në të djathtë, por mund të luaj kudo që trajneri dëshiron.

City është një nga më të mirët. Unë jam ambicioz dhe është një sfidë për ta rikthyer Barçën atje ku e meriton të jetë. Ne jemi shumë të rinj dhe kemi shumë hapësirë ​​për të mësuar. Mezi pres të luaj me shokët e mi të skuadrës”, ishin fjalët e tij të parë, si futbollist i blaugranëve.

Ai po ashtu tha se në Angli, te Manchester City kishte shkuar për t’u rikthyer përsëri në Spanjë.

Barcelona: Alemany: Will Barcelona get Morata? Xavi asked me for Ferran  Torres, so we've already given him a gift | Marca
Ferran Torres – gjatë prezantimit te Barcelona

“Shkova në City për t’u kthyer një ditë në një klub të madh në Spanjë dhe sapo më thirri Barça nuk u mendova dy herë. Është një sfidë e madhe.

Jam i qetë për regjistrimin sepse e di që klubi po punon për të dhe jam i bindur që do të bëhet pa probleme”, shtoi sulmuesi spanjoll.

Për kartonin e tij, Barca pagoi 55 milionë euro.

Ai vie që një lëndim, i cili e ka mbajtur jashtë fushës së gjelbër që një kohë të gjatë.

Torres është “prodhim” i akademisë së Valencias, ndërsa kishte luajtur edhe për ekipin e parë të tyrë, nga viti 2017 deri në vitin 2020. /Shqip.com