Sport Ndërkombëtar

Torres humb besimin e Xavit, pritet të nxirret në shitje

Ferran Torres duket gjithnjë e më larg Barcelonës.

Sulmuesi pas një nisje pozitive të sezonit duke shënuar disa gola, ka rënë sërish në hierarkinë e përzgjedhjeve të Xavit për sulmin.

4 javët e fundit në kampionat ka startuar vetëm një ndeshje nga fillimi.

Sakaq ndeshjen e fundit në Champions përballë Portos u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit.

Siç raporton AS, spanjolli nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Xavi, çka ka bërë që ai t’i largohet formacionit.

Por jo vetëm kaq, trajneri po mendon edhe ta nxjerrë në merkaton e transferimeve në janar. Pra largimi i tij mund të jetë më i shpejtë se sa mendohe

/Shqip.com