Lajme Botë

Tornado në Missisipi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tornado në Missisipi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Tornado në Missisipi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një tjetër tornado shkatërruese është raportuar në Missisipi të SHBA. Sipas mediave të huaja, 1 person është gjetur i vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë motit të keq.

Mediat e huaja shkruajnë se më shumë se 50 milionë banorë në të gjithë po përballen me kërcënimin e motit të keq, përfshirë tornadot.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit po vlerëson dëmet nga stuhitë gjatë natës, duke vënë në dukje se më shumë se 49,000 banorë nuk kanë energji në pjesën qendrore të shtetit. Ata janë në mesin e gati gjysmë milioni nga Teksasi dhe Oklahoma në Tenesi që mbeten në errësirë mes temperatirave rekord pas disa raundesh stuhish javën e kaluar.

/Shqip.com